Golat e Lewandowski-t i kushtojnë Barcelonës 1.2 mln euro, ja arsyeja

Robert Lewandowski ka rigjetur shumë shpejt ritmin te spanjollët, duke qënë lojtari më produktiv i skuadrës këtë sezon. Në eliminimin nga Kupat e Europës, Lewandowski ishte shenja më e mirë për Barcelonën në aspektin sportiv, gjithsesi jo për arkat e saj.

Spanjollët paguan klauzolën e parë në kontratën e 34-vjeçarit, por sulmuesi shënoi golin numër 25 në sezonin debutues dhe në arkat e Bayern Munich do paguhen 1.25 milionë euro, pasi përmbush kuotën e golave në sezonin e parë në “Spotify Camp Nou”.

Sulmuesi polak ka shënuar në pesë kompeticionet ku Barça ka marrë pjesë. Ai ka 15 gola në kampionat, një turne në të cilin është golashënuesi më i mirë, dy në Copa del Rey, dhe ka shënuar pesë në Champions League, një në Europa League dhe dy në Superkupë.

Në kontratën e tij me klubin, e cila zgjat katër sezone, Lewandowski ka të tjera klauzola. Nëse nuk luan 55% të sfidave në sezonin e tretë, kontrata mund t’i prishet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *