Një aksident ka ndodhur mbërmjen e sotme në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe pesë persona të lënduar.
Sipas policisë dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagështirës në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.