Itali/ Ktheu banesën në “dyqan” droge; në pranga shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar në zonën e Savonës në Itali, pasi akuzohet se kishte shndërruar banesën e tij në një qendër për shitjen e kokainës.

Në shtëpinë e shqiptarit janë sekuestruar mbi 200 gramë kokainë dhe 22 mijë euro, para të cilat dyshohet se kanë ardhur si rezultat i aktivitetit të jashtëligjshëm.

Sipas mediave italiane autoritetet ishin njoftuar për lëvizje të pazakonta pranë banesës së tij, pasi ishte raportuar se një burrë takohej shpesh me njerëz të ndryshëm përgjatë ditës.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën po ashtu çelësat e një tjetër shtëpie në qendër të Savonës, brenda së cilës u gjetën rreth 500 gramë kokainë e pastër dhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *