Valbona Mema u largua nga shtëpia e Big Brother tre ditë më parë, jo për shkak të nominimit por sepse motra e saj ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për t’i qëndruar asaj pranë, këngëtarja vendosi të heqë dorë nga çmimi i madh.
Mrëmjen e sotme ajo ishte e pranishme në studio, ku u shpreh se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë.
“Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.” – tha këngëtarja.