Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore serbe, Stefan Jovanoviç ka folur rreth takimit të së hënës mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Sipas tij, ata nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje por thjesht do të bisedojnë verbalisht.
“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviç.
Sipas tij, qeveria serbe do përpiqet ta paraqesë Vucicin sikur ka bërë arritje në takimin në Bruksel për të sjellë sa më shumë përfitime për Beogradin.
“Suksesi i vetëm do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiç të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiç në këmbim qëndron në pushtet”, tha Jovanoviç.