Në një lidhje dashurie jashtë? Ja si përgjigjet Kristi

Dy nga konkurentët e Big Brother VIP Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie që është diskutuar jo pak brenda dhe jashtë shtëpisë. Loja e Kristit thuajse ka ndryshuar, që kur ai dhe Keisi i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit.

Por, banori më parë, ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje.

I pyetur nga Arbana ai u shpreh: “E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha.

Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Janë gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll.

Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta.

Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Pasojat e të gjitha gjërave unë do i përballoj vetë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *