Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci, ndërsa nga informacionet e para raportohet për një viktimë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.
Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë. Po ashtu raportohet se shtatë persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.