Trafikanti shqiptar i kokainës sfidon Britaninë, rikthehet ilegalisht dhe jeton përballë një çerdheje

Një tjetër shqiptar, i akuzuar për trafik kokaine sfidon autoritetet britanike. Bëhet fjalë për shtetasin Armand Gjyriqi, i cili ishte një nga 12 kriminelët e dënuar drejt Shqipërisë në vitin 2020 si pjesë e politikës së tolerancës zero të Priti Patel kundër emigrantëve që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Britanisë.

Por, rezulton se i riu ka hyrë sërish në territorin britanik, ndërsa jeton shumë pranë një çerdhe fëmijësh.
Largimi i tij u përshëndet nga Sekretari i atëhershëm i Brendshëm si dëshmi e goditjes së qeverisë ndaj gangsterëve dhe banditëve të huaj. Por The Mail on Sunday zbuloi se Gjyriqi, 30 vjeç, rihyri ilegalisht në Britani vitin e kaluar me një varkë të vogël, duke pretenduar se ishte viktimë e trafikantëve. Ai u lirua me kusht në një gjykatë muajin e kaluar pasi një avokat i Home Office nuk u paraqit për ta kundërshtuar atë.

Gjyriqi është një nga afro 1000 kriminelët, përfshirë vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge, të cilët kanë kaluar ilegalisht Kanalin dhe jetojnë në komunitet. Atij i është vënë një etiketë elektronike dhe është liruar për të jetuar me kushëririn e tij Besmir në Bolton. Shtëpia e tyre me tarracë prej 175,000 £ është me dy dyer nga çerdhja Happitots, e cila kujdeset për 26 fëmijë nën katër vjeç.

Kur autoritetet e pikasën atë javën e kaluar, ai ishte në lavazhin e Besmirit, pavarësisht se nuk e lejuan të punonte. Ai konfirmoi identitetin e tij, por nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje. Një burim tha: “Djemtë në vijën e parë që kapin kriminelë si ky po zhgënjehen keq nga sistemi. Ata po bëjnë një punë të vështirë në rrethana të vështira, por duket se nuk ka kuptim kur emigrantët mund ta shfrytëzojnë sistemin kaq lehtë. Ata po na qeshin në fytyrë kur pretendojnë se janë viktima të trafikantëve. Ata paguajnë para të mira për të arritur këtu. Zyra e Brendshme vazhdon t’u thotë të gjithëve se po forcojnë sigurinë, por kriza e vërtetë po shpaloset në sallat e gjyqit dhe zyrat e pasme. Po merren vendime të këqija.”.

Gjyriqi erdhi në Britaninë e Madhe në vitin 2000, ndërsa iu dha një leja e kufizuar për të qëndruar, e cila u rinovua deri në vitin 2017, kur u dënua në Gjykatën e Kurorës së St Albans për shitje kokaine dhe u dënua me 8 vite burg. Ai bëri më pak se gjysmën e këtij dënimi para se të lirohej dhe u deportua në Shqipëri në vitin 2020.
Por ai u kthye sërish në Britani me një gomone nga Franca në maj 2022, duke mbërritur në Dover. Shqiptari u arrestua për shkeljen e urdhrit të tij të dëbimit dhe kaloi katër muaj në paraburgim përpara se të transferohej në paraburgimin e imigracionit.

30-vjeçari kërkoi azil, duke thënë se ishte viktimë e trafikantëve dhe aplikoi për lirim me kusht ndërsa çështja e tij ishte duke u proceduar. Home Office tha: “Ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të dëbuar ata që do të abuzojnë me mikpritjen tonë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *