“Fermeri dhe fshati janë braktisur”, Edmond Panariti: Mbështetja e biznesit familjar në bujqësi, shpëton vendin nga shpopullimi

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, është shprehur se në Shqipëri fermeri dhe fshati janë braktisur nga qeveria.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Panariti shkruan se kush mbështet biznesin familjar në bujqësi, e shpëton atë dhe vendin nga shpopullimi. Më tej ai mori shembullin e Maqedonisë së Veriut, ku tregoi se qeveria atje mbështet bizneset familjare me 10 mijë euro pajisje dhe bazë materiale.

“Kush mbështet biznesin familjar në Bujqësi, e shpëton atë! Shpëton vëndin nga zbrazja dhe shpopullimi! Mban të lidhur familjet, banorët me vendlindjen! U jep shpresë dhe besim fermerëve të rinj, për të hapur një biznes bujqësor e blegtoral dhe ndërtuar familjet dhe të ardhmen në vendin e tyre. Këtë e ka kuptuar Maqedonia e Veriut!

E cila mbështet bizneset familjare, me 10 mijë euro pajisje dhe bazë materiale., menjëhere me të aplikuar për mbështetje. Mbështetje me pajisje dhe bazë materiale në vlerë 10 mijë euro falas për të gjitha bizneset e reja nga të rinj e të reja të cilët duan të ndërtojnë jetën e tyre aty ku jetojnë. Këto vetëm sa për fillim dhe motivim! Sepse më pas, vë në dispozicion të tyre 150 milion euro pagesa direkte për ç’do hektar të mbjellë, për kokë bagëti të mbarështuar e njësi prodhimi të prodhuar. E kundërta me braktisjen e plotë të fermerit dhe fshatit, te ne”, shkruan Panariti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *