‘BBV’, Luizi: Babai i Kiarës më bëri të reflektoj!

Banorët e “Big Brother VIP 2” po komentohen kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një ndër më të komentuarit është Luizi i cili vazhdimisht krijon situata. Gjatë bisedës me Nitën, Armaldon dhe Tanin, Luizi tregoi momentin më pikant i tij në BBV. Ishte pikërisht takimi me babain e Kiarës.

“Më ngeli në mendje që babai u Kiarës më tha ‘çapacul’. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma më mirë. Nuk mund tu japim njerëzve ‘material’ me fjalët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin. Nuk është ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve, momentin dhe personin që ke përballë. Ato fjalë që i themi ne, mund t’i themi në një mënyre tjetër. Kjo nuk do të thotë se Luizi do të ndryshojë, madje loja do bëhet akoma më e ashpër”, tha Luizi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *