Massimiliano Allgjeri, kërkon të përforcojë skuadrën dhe tashmë, Kane, duket ideal për të kompletuar sulmin e “zonjës së vjetër”.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Kane dhe tashmë po bën gati ofertën. Paga dhe çmimi i kërkuar mund të jenë të vështira për t’u arritur.

Ditët e fundit po flitet së tepërmi mbi të ardhmen e Kane, i cili duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, larg nga Tottenham.

Kane thuhet se i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet për të provuar dhe fituar trofe diku tjetër.

/Priza.al/