Reshje shiu dhe breshër, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Kjo situatë vjen si pasojë e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell. Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Dita e martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

Më pas duke filluar nga dita e mërkurë deri në fund të javës (ditët e Enjte dhe e Premte) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve por edhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatare.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *