‘Zvarriten’ hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik në Kroaci, shkak vështirësia gjuhësore në komunikim

Hetimet për aksidentin e rëndë që u shënua mëngjesin e sotëm në Koraci, ku një autobus me targa dhe pasagjerë shqiptarë është aksidentuar duke lënë 1 të vdekur dhe 9 të plagosur, nuk po vijojnë siç duhet. Mediat kroate raportojnë se shkak është bërë vështirësia gjuhësore në komunikim.

Sipas medias së njohur kombëtare kroate “HRT Vijesti”, me shtrimin e shtetasve të plagosur shqiptarë në spital është parë e udhës që ata të pyeten mbi rastin. Por, ka qenë mungesa e një përkthyesi aktualisht problemi për të arritur të merren detaje.

Siç raportohet nga gazeta kroate, shumë shpejt pritet që një përkthyes të mbërrijë në spitalin ku të lënduarit janë dërguar. Nga ana tjetër, është mësuar se 41-vjeçari i mbetur i vdekur nga aksidenti, është shtetasi Gazmir Korbi, i cili ka qenë edhe shoferi i dytë i mjetit të udhëtimit, por nuk ka qenë në guidë në çastin e aksidentimit.

Ndërkohë, Unioni shqiptar në Kroaci ka zbuluar edhe emrat e disa prej të plagosurve. Ata janë Adem Rexha, i cili ishte shoferi i autobusit dhe Armand Shaba e Ylli Muça, dy pasagjerë. Një deklaratë për shtyp lidhur me gjendjen e pacientëve e ka dhënë edhe drejtori i Spitalit Ogulin, Davor Vukelja, i cili ka thënë se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *