Aksidenti në aksin Milot-Thumanë/ Përplasen dy makina, plagosen 6 persona (Detaje)

Detaje të reja dalin nga aksidenti në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras.

Dy makina janë përplasur, ndërsa mësohet se janë plagosur gjashtë persona, midis tyre tre të mitur, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Sakaq, grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë, plagosen dy persona


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *