Incidenti i tragetit të Ankonës në portin e Durrësit, reagon Drejtoria Detare: E mori era e fortë!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje mbi incidentin që ndodhi pasditen e së dielës në portin e Durrësit ku një traget i linjës së Ankonës ka këputur zinxhirët lidhës dhe është përplasur me bankinën.

Fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në bord. Sipas të dhënave të tjera, shkak për përplasjen është bërë era e fortë, e në ndihmë të tragetit kanë shkuar dy rimorkiatorë.

“Sot në orën 18:21 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident. Si rezultat i erës fortë që shkoi 35 m/s në port, trageti A/F CLAUDIA ka këputur cimën e djathtë dhe ka prekur bankinën nga ana e ish-portit te peshkimit. Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA është lidhur përsëri në bankine me cima te tjera.

Theksojmë se trageti A/F Claudia nuk ka pasur të imbarkuar pasagjerë dhe automjete në çastin e incidentit. Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatorë ka filluar puna për imbarkimin e mjeteve në traget. Njoftojmë se në këto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti Durrësit dhe është nisur për Ankona. Gjithashtu të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durrës – Bari dhe Bari – Durrës së tragetet do vazhdojnë normalisht në linjat sipas orareve të përcaktuara në grafik”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *