Ditën e sotme, moti do të karakterizohet nga vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në veriperëndim të vendit, në pjesën e parë të ditës. Reshjet do të humbasin intensitet pasdite, teksa në Alpe do të ketë prani të reshjeve të dëborës në Alpe. Era do të fryjë e vrullshme me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona bregdetare 12/16°
Zona e ulët 8/17°C
Zona malore 4/13°C