Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi se furnizimi i vazhdueshëm i Kievit me armë mund të rrezikojë një katastrofë bërthamore globale, raportoi TheGuardian të hënën.
Aleati i presidentit Vladimir Putin, që shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, tha se furnizimi i Ukrainës mund të parandalojë çdo lloj të negociatave dhe se këtë po e bëjnë “armiqtë”.
“Natyrisht, shtimi i armëve mund të vazhdojë dhe të parandalojë çdo mundësi për ringjalljen e negociatave. Armqitë tanë këtë po e bëjnë, duke mos dashur të kuptojnë se qëllimet e tyre, me siguri do të jetë çojnë në një fiasko totale. Humbje për të gjithë, një kolaps. Apokalips”, deklaroi Medvedev.
Mediumi tha se këto deklarime të ish-presidentit rus po konsiderohen si përpjekje për të penguar aleancën ushtarake të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja që të përfshihen sa më tepër në luftë.