Mbytja e anijes me emigrantë në brigjet e Italisë jugore po merr përmasat e një tragjedie. Numri i jetëve të humbura ka arritur në 60 prej të cilëve: 27 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur.
Mes viktimave raportohet edhe për dy binjakë të vegjël që u gjetën të pajetë në det dhe një djalë 1-vjeçar i cili u gjet në plazh.
Sakaq, 81 persona u shpëtuan, nga të cilët 22 ndodhen në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërsa 59 të tjerët janë vendosur në një qendër lokale të pritjes për azilkërkuesit.
Sipas Rojes bregdetare italiane shifrat e sakta të jetëve të humbura janë vështirë për t’u përcaktuar. Shumica e migrantëve ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia, ndërsa varka ishte nisur pak ditë më parë nga Turqia.