Sekuestrohen në Ekuador 8.8 ton kokainë me vlerë 330 mln dollarë

8.8 ton kokainë e fshehur mes bananeve në një kontejner në portin e Guayaquil të EKuadorit me destinacion Belgjikën është sekuestruar nga policia.

“Ne kemi penguar shitjen ndërkombëtare të 90 milionë dozave me vlerë 330 milionë dollarë në Europë”, shkroi gjenerali Fausto Salinas në Twitter, duke publikuar video nga operacioni policor.

Ekuadori është shndërruar vitet e fundit në një qendër kryesore për trafikimin e kokainës në tregjet evropiane dhe amerikane. Autoritetet sekuestruan në vitin 2021, 210 tonë “të bardhë”. Saka, në vitin 2022, konfiskimet arritën në 200 tonë për të dytin vit radhazi – 61% e të cilave ishte fshehur në kontejnerë me banane për eksport.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *