Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e fundit e “Për’puthen Prime”. Emisioni i dashurisë tani do të transmetohet vetëm nga e hëna në të premte, jo më edhe të dielën si gjatë këtyre javëve.
Mirëpo kjo puntatë e fundit u mbyll me një debat midis një konkurrenti dhe opinionistes.
Viktori u përfshi në “Për’puthen Prime” në një debat me Neda Ballukën. Teksa opinionistja po komentonte takimet dhe njohjet që ka zhvilluar konkurrenti në program, ky i fundit i ngriti zërin duke e kundërshtuar.
Por, nuk u ndal me kaq. Ai i përmendi Nedës familjen dhe përdori një koment të ulët për shtatzënisë e saj.
Menjëherë pas kësaj, moderatorja e emisionit Bora Zemani i kërkoi Viktorit të lërë studion. I nervozuar dhe me ofendimet që nuk i kurseu, ai doli nga skena, ndërkohë që Bora theksoi se do të ketë një vendim nga produksioni për këtë incident.