Të plagosur që qëndrojnë në rrugë dhe të tjerë që i ndihmojnë; çfarë po ndodh pas aksidentit të rëndë

Disa njerëz që kanë mbetur të lënduar lehtë ndodhen në rrugë në zonën e Shallvareve, aty ku autobusi i linjës së “Unazës” është përplasur me gjashtë mjete.

Si pasojë e aksidentit, disa persona janë plagosur. Tre prej tyre kanë marrë dëme të shumta dhe janë dërguar drejt spitalit të Traumës.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por mendohet se ka qenë urbani që ka goditur nga pas të gjitha mjetet e tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *