Atentati i dështuar Elbasan/ Kërcënohet prokurori i SPAK Behar Dibra

Dy vëllezër të identifikuar si Orges dhe Emirjan Sina, i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte prokurori i SPAK-ut Behar Dibra. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të Elbasanit.

Kjo ngjarje lidhet me atentatin e dështuar pak ditë më parë. Në momentin kur prokurori Dibra ishte duke u larguar nga Elbasani ku kishte shkuar për hetimin e ngjarjes, bashkë me një oficer të BKH, dhe me shoferin e tyre, në një makinë tip “Honda”, një makinë tjetër u ka prerë rrugën. Në këtë të fundit ishin duke udhëtuar Orges dhe Emirjan Sina, vëllezër me njëri-tjetrin, 24 dhe 27 vjeç.

Në hyrje të tunelit të Elbasanit, ata kanë fotografuar makinën e prokurorit Dibra dhe i kanë prerë rrugën. Pasi Dibra dhe pasagjerët e kanë pikasur që po filmoheshin edhe ata kanë nxjerrë telefonat për të filmuar. Vëllezërit i janë afruar dhe i kanë kërkuar llogari pse ishin duke u filmuar. Në këtë moment njëri prej djemve ka nxjerrë një dokument që tregonte se ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dibra duke nxjerrë dokumentin e SPAK.

Tensioni ka vazhduar deri në tentativë për tu përplasur fizikisht. Nga verifikimi ka rezultuar se dokumenti i policisë i paraqitur nga të dy vëllezërit ka qenë fals. Pas ketij eposodi Orges dhe Emirjan Sina janë shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *