Mbrëmjen e sotme ka shpërthyer makina e prokurorit Arjan Muça. Policia njofton se mjeti ka shpërthyer te parkimi i qendrës tregtare “Kristal”.
Në momentin e shpërthimit, automjeti mësohet se ndodhej brenda parkingut të një qendre tregtare, që ndodhet në zonën e “Komunës së Parisit”.
Dyshimet më të forta për momentin, nisur edhe nga shpërthimi janë se kemi të bëjmë me tritol që i ishte vendosur makinës duke e hedhur në erë.
Muça ka edhe gruan gjyqtare në gjykatën Administrative të Gjirokastrës.