Tiranë/ Në pranga 12 persona për vepra të ndryshme penale

12 persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se B. L., 33 vjeçe dhe F. A., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar.

Sipas policisë 24-vjeçari, F. A. është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të kryer testin e drogës, ndërsa shtetases B. L., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 31 vjeçari R.F, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë;

– B. L., 33 vjeçe dhe F. A., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi F. A. është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të kryer testin e drogës, ndërsa shtetases B. L., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. F., 31 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– I. K., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. M., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– K. S., 23 vjeçe, Xh. K., 20 vjeçe dhe K. B., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë; A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– I. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– Z. Gj., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. U., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi R. K., 31 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa kunati i tij, shtetasi Sh. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *