Bashkia hoqi abonenë e përgjithshme, qytetarët firmosin peticionin për rikthim: është e papërballueshme

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për heqjen e abonesë së përgjithshme për një periudhë 3 mujore duket se ka nxitur reagimin e qytetarëve. Kryeqytetasit janë shprehur se  shpenzimet familjare janë rritur pasi iu nevojitet përdorimi i më shumë se një linjë autobusi për të shkuar në punë.

Ata shprehen se me abone një familje paguan 9 mijë deri në 10 mijë lekë të reja në muaj, pasi të gjithë anëtarët e familjes përdorin transportin publik për të shkuar në shkollë dhe punë. Madje iu duhet të përdorin më shumë se një linjë autobusi çka pa abone të përgjithshme kostoja e transportit do të shumëfishohej.

Kujtojmë se vendimi i këshillit bashkiak ka ardhur për arsye se duhet të riorganizoi shërbimin e transportit publik, të studiojë itineraret, frekuencat e lëvizjes, kushtet e shërbimit e të tjera. Ndaj, ka vendosur që për muajt qershor, korrik e gusht të heqë abonenë e përgjithshme.

Për këtë arsye pak ditë më parë qytetarët protestuan përpara bashkisë së Tiranës kundër heqjes së abonesë së përgjithshme nga tregu. Ata kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin angazhimet e tyre pasi po detyrohen të udhëtojnë këmbë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *