Mbledhja e Kryesisë, Meta: Rama do ndëshkohet! Banda në pushtet kërkon të vrasë shpresën te shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të ndëshkohet në mënyrë shembullore për atë që i bën vendit dhe shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së PL, Meta tha se anëtarët e kësaj partie dhe drejtuesit duhet të ndërgjegjësohen përballë bandës që po drejton vendin. Më tej ai shtoi se në 3 mars të gjithë shqiptarët duhet të dalin në shesh për të protestuar, për të dhënë mesazh të qartë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të drejtuesve dhe anëtarëve e simpatizantëve për këtë betejë të jashtëzakonshme që do ta çojmë deri në triumfin e lirisë e pluralizmit përballë bandës që kërkon të vrasë shpresën duke shkretuar vatrat e familjeve shqiptare.
E patë sot si u premtua për herë të 5 apo 6 ura që do bëhet në Bunë, por ajo që ishte sjellja më e pacipë, ishte ajo se Mali i Zi duhet të paguajë më shumë. Ky nuk ka leje të bëjë ura por vetëm të vjedhë. Ndaj kërkon të shkatërrojë Parlamentin e do ndëshkohet në mënyrën më shembullore.

Shqipëria që dikur kishte pagat mbi mesataren e rajonit, sot është për faqe të zezë, arsye kjo për largimin masiv të shqiptarëve. Raporti i sotëm kur Shqipëria është vendi i fundit në rajon e kontinent për inovacionin, shumë vende larg Bjellorusisë së Lukashenkos. Kjo është sjellja armiqësore e kësaj bande ndaj intelektualëve, të rinjve që kërkon t’i thyejë. Prandaj ju ftoj të gjithëve në 3 mars të japim mesazhin e qartë të shporrjes së kësaj bande që shqiptarët të shpëtojnë e Shqipëria të moslëngojë më”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *