Argjentina i beson përsëri Scalonit, rinovohet kontrata

Argjentina i beson sërish Lionel Scalonit. Kombëtarja Albiceleste ka rinovuar kontratën me trajnerin aktual, teksa Scaloni do qëndrojë në krye të përfaqësueses të paktën deri në vitin 2026.

Lajmi i vazhdimit të bashkëpunimit erdhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Drejtuesit kanë vendosur të mbajnë në pankinë Scalonin, pasi me të në krye, ekipi ia doli të fitojë Botërorin e Katarit.

Edhe tifozët janë të kënaqur me vendimin dhe Argjentina duket se po përjeton një periudhë të artë. “E konfirmuar” – shkruhet në faqen zyrtare të Kombëtares.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *