Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet.
Gjatë fjalës së tij në takim, Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.
“Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. Me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë.
Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, tha Berisha.