A po shkon Ahmetaj në burg? Meta: Rama i gatshëm të dorëzojë gjithçka për karrigen e kryeministrit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre.

I ftuar në emisionin “Now”, Meta deklaroi se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.

“Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali. Ai i ka futur me ndërgjegje të gjithë këta, i ka futur me ndërgjegje në paligjshmëri”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *