Dalin pamjet të tjera nga aksidenti që ka ndodhur tek zona e Shallvareve në Tiranë, ndërsa pak pas aksidentit janë kapur pamje me dron nga lart.
I ftuar në emisionin ‘OPEN’, ekspert i Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore Mamir Hodo, ka komentuar dinamikën e aksidentit, ku mbetën të plagosur 9 persona, mes tyre edhe shoferi i autobusit që duket se mund të jetë edhe shkaktari i aksidentit.
Ai ka deklaruar se autobusi ka ndaluar vetëm pasi para tij u krijua një barrierë makinash, ndërsa momentin ku krijohet përshtypja se autobusi në vend të frenojë ka marrë gas, ai e ka sqaruar me përplasjen me mjetin tip “Porche” që ka detyruar autobusin të ngrihet në ajër.
Pjesë nga biseda:
Kikia: Për fat nuk ka viktima. Për të shtensionuar situatën, më kujtohet një shprehje “të shtyptë autobusi i unazës”, sepse gjithmonë ecin shumë ngadalë dhe ky është kthyer në shqetësim tek qytetarët. Kur sheh një autobus të unazës me atë shpejtësi, lajmi është që po ecën shpejt, jo aksidenti.
Nga pamjet del që autobusi ishte me supershpejtësi, nuk ka asnjë përpjekje për të ndaluar, ka ndaluar vetëm kur nuk kishte ku shkonte më nga barriera e makinave që vuri para.
Yzeiri: Edhe në aksidentin e parë, ka qenë gabim njerëzor, shmangie e drejtuesit të mjetit ajo që ka çuar në aksident. Po t’i shohim, aksidente të tilla bëjnë bujë se janë në zona urbane, por sipas statistikave ne nuk kemi aksidente të shumta me autobusa. Në Kroaci psh dëgjuar aksident me viktima.
Kikia: Nëse konfirmohet difekt teknik, është e rëndë për kompaninë, sepse nëse nuk merr makina përpara, minimumi do të përplasë pasagjerët.
Edhe nëse del problem shëndetësor i shoferit, sërish është problem i kompanisë sepse duhen kontrolle.
Yzeiri: Do administrohen kartelat shëndetësore. Edhe gjendja teknike e mjetit, gomat, sistemi i drejtimit dhe frenimit. Do ketë hetime shteruese për këtë rast sepse nuk është një rast që mund të kalohet.
Në pamje nuk ka reagim për frenim. Pra ka marrë Porche dhe kur ka goditur të tjerat ka rënë intensiteti dhe ka ndaluar.
Hodo: Mjetet që ka goditur autobusi, janë 10. Kur Porche është goditur nga artikulari dhe është mbështetur tek pema, kjo ka detyruar autobusin të ngrihet në ajër, që çon edhe në krijimin e idesë se është shtuar gaz. Pema ka shpëtuar jetë njerëzish
Yzeiri: Kemi parë që edhe personat e dëmtuar në mjete nuk janë lëvizur pa ardhur ambulanca sepse mund të kishin dëmtime në vertebra dhe mund të krijoheshin probleme edhe më të mëdha./bw
https://www.youtube.com/watch?v=GWul2vCS_x0