Ditën e sotme do të luhen dy prej sfidave të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Egnatia, e cila ndodhet në një formë të mirë këtë sezon, do të presë në shtëpi Laçin në orën 13:00. Ajo eliminoi Skënderbeun duke e mundur atë me rezultatin 0-1 në takimin e parë dhe pavarësisht barazimit 1-1 në të dytin, arriti të kalojë në çerekfinale. Laçi nga ana tjetër mposhti dhe eliminoi Tomorin.
Dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes Kastriotit dhe Tiranës. Kjo e fundit ndodhet në krye të tabelës së Superiores me 40 pikë, teksa Kastrioti ndodhet në vendin e fundit me 23 pikë dhe rrezikon rënien nga kategoria. Për të mbërritur në çerekfinale, Tirana mposhti Lushnjën, ndërsa Kastrioti eliminoi Dinamon.