Rei Manaj vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi që ka pësuar dhe që e ka bërë të humbasë thuajse të gjithë këtë sezon. Sulmuesi shqiptar vazhdon programin e riaftësimit dhe duket se po fillon të përgatitet që tani për kthimin në Serinë A.
Sipas “Il Messagero Veneto” kalimi i tij te Udineze në verë me parametër zero është i sigurt, pasi këtë lë të kuptohet akordi i lojtarit me Uotford për prishjen e kontratës. Ndihmon fakt se Uotford dhe Udineze kanë të njëjtët pronarë, familjen Poco dhe futbollisti është siguruar që të mund të kthehet në një kampionat ku ka bërë mirë më parë.
Edhe pse lojtari kishte kontratë për dy sezone të tjera me Uotford, nga e cila përfitonte 572 mijë paund në vit, ai ka pranuar që të ndërpresë bashkëpunimin me anglezët për të cilët kishte firmosur në gusht. Xhino Poco, ka nuhatur një marrëveshje shumë interesante me lojtarin shqiptar dhe mendohet se është parimisht dakord për transferimin e tij në Itali te Udineze.
Gjithçka për të shmangur që t’i paguajë një shifër të caktuar Barcelonës, nga e cila Uotford e mori në verë falas, por me klauzola që parashikonin pagesa në shitjen e radhës apo huazimet. Prishja e kontratës, i heq këtë detyrim Uotford dhe i hap rrugë familjes Poco që të bëjë transferimin e lojtarit nga një ekip në tjetrin./PranoramaSport