Shtetasi 54-vjeçar i identifikuar si Petrit Kamberi, është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Ai akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. I arrestuari rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite e 8 muaj burg, për të njëjtën vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:
– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.