Mes të pandehurve 3 policë/ GJKKO kalon për gjykim çështjen e trafikimit të mjeteve motorike

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar ditën e sotme për gjykim dosjen e shtatë të pandehurve të akuzuar për trafik të mjeteve motorike. Mes tyre janë edhe 3 punonjës policie: Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.

Drejtuesi i grupit, i cili mendohet se është shtetasi Selaudin Shahini. Ai kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete nga Kosova, në vendin tonë. Ndriçim Shahini, kushëriri i tij, kishte rolin e personit që kujdesej për shitjen e këtyre mjeteve.

Në pranga kanë përfunduar edhe: Ervis Cara, (kushëri i Ndriçimit); Aurel Shatri (shok i Ervisit); Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit); Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit) dhe Fatri Braha (Punonjës i Policisë).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *