Dy vajza minorene kapen për flokësh në Bathore, u zunë për… (VIDEO)

Sherret mes vajzave shqiptare po shtohen çdo ditë e më shumë. Me grushte, shkulje flokësh, shkelma, janë këto disa mënyra se si vajzat tona zihen në shkollë, rrugë, parqe, lagje, teksa bashkëmoshatarët e tyre, djem e vajza bëjnë sehir. Rasti më i fundit, ku vajzat kacafyteshin me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe fjalor banal, u regjistrua në Tiranë, ku disa vajza të një shkolle 9-vjeçare po konfliktoheshin fizikisht.

Së fundmi JOQ ka publikuar një video, ku shihet një tjetër skenë e dhunshme mes dy vajzave. Siç shihet, gocat minorene, zihen sikur të ishin në një arenë boksi në mes të një rrugice në zonën e Bathores.

Ato janë në klasë të 6 të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore dhe janë zënë për qejf, për të treguar kush është më e fortë nga ato.

Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, ‘shfaqja’ shihet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *