Arrestohet në Vlorë me qëllim ekstradimi 50-vjeçari, në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Ai kërkohej nga autoritetet spanjolle për kultivimin e marijuanës. I arrestuari me inicialet L.B është anëtari i tretë i grupit kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike në Spanjë. Më herët po në Vlorë kanë në pranga edhe Xhuljano Harjulla dhe shtetasi me inicialet U.S.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata në Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” në shkurt të këtij viti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *