Akreditohet Akademia e Sigurisë

Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë akreditoi për herë të parë Akademinë e Sigurisë si institucion të lartë të formimit akademik.

Ekspertët vlerësuan një sërë elementesh për këtë vendimmarrje, të tilla si: kapacitetet logjistike, standardet europiane të kurrikulës, nivelin akademik të pedagogëve, si dhe rolin kyç që luan Akademia, në formimin profesional të brezave të rinj që do të mbajnë peshën publike të Policisë së Shtetit.

Për rektorin e Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro dhe stafin ekzekutiv të kësaj akademie akreditimi përbën një moment të rëndësishëm në historinë e Policisë, pasi tregon efektet pozitive të reformave të ndërmarra së fundmi si dhe motivon për përmbushjen e prespektivave për të ardhmen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *