Pas debatit me Kiarën, Luizi i gatshëm të largohet nga shtëpia e ‘BBV’

Sherri që pati me Kiara Titon, ka bërë që Luiz Ejlli të deklarojë për të dashurën e tij se do të ishte i gatshëm që ta linte në mes lojën e “Big Brother Vip”.

Kjo deklaratë e tij është dëgjuar në shtëpi dhe shpërndarë në rrjetet sociale gjerësisht.

Në një moment, mbrëmjen e të hënës, Luizi i ka deklaruar Kiarës:

“Ta dish që nga ky moment do jem i varur prej teje, kaq po të them, don me e lanë, ikim”.

Debate të ashpra janë zhvilluar që pas të shtunës mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV, sa që për fansat është dukur sikur mes tyre po shkohet drejt një ndarje.

Kiara ka qenë shumë e tensionuar pasi Luizi bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Madje ajo ka qarë pasi Luizi e kishte mbështetur te lavamani dhe nuk e linte dilte.

Ai i tha pak më parë Kiarës: E provove që i çoj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit i thotë ik e mos hajde më.

Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm.

Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.

Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Madje ai shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *