Gjinekologu Shkëlqim Balili, ishte i ftuar sot në emisionin “Shije Shtëpie” për të folur rreth shëndetit vaginal. Ai u ndal në një rast jo shumë të zakonshëm shtatzënie. Mjeku tregon se një vajzë kishte mbetur shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale.
Shkëlqim Balili: Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria dhe kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie (intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.
Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fryra, më të enjtura dhe janë gati për të pritur dhe ndonjëherë spermatozoidi hidhet në distancë të shkurtër dhe ai është mikroskopik e mund të futet. Ky ishte rasti që ai kishte bërë operacion jashtë mitrës, por në fakt ishte futur dhe kishte ngelur shtatzënë. Kjo është një ndjenjë biologjike e femrës dhe e mashkullit.