Duket se Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e Luiz Ejllit në një ekran televiziv. Teksa ishte duke qëndruar në oborr me Ermiona Lekbellon dhe Kiara Titon, ai u shpreh se këngëtari është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme.
Mendimin e tij e mbështeti edhe Ermiona. Por sipas Maestros, e vetmja pengesë që Luizi të mos jetë në ekran, është dëshira dhe vullneti për të marrë përsipër një emision.
Në fund, me shaka, Armaldo tha se nëse Luizi do bëhet pjesë e televizionit, do ketë xhelozi me Kiarën pasi janë në të njëjtën fushë. Kjo u prit me të qeshura nga Kiara dhe Ermiona.
“Për mua, Luizi është një figurë që i shkon televizionit. Jam i bindur se ai e krijon një emision, se në çfarë formati pastaj nuk e di. Jam i bindur se Top Channel do ta mbajë, do ta gjejnë mënyrën se si ta konkludojnë një emision ku të jetë Luizi, mbase do jetë një emision i mëngjesit. Luizi ka dhe informacion, ka elokuencë, bagazh, mund të jetë natyra që nuk do ta bëjë këtë gjë. Unë po flas shumë seriozisht tani. Këtu pastaj do bëjnë garë burrë e grua dhe mund të ketë xhelozi”, tha Armaldo Kllogjeri.