Prokuroria e Tiranës ka dhënë ditën e sotme pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës. Të pandehurit kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që i akuzuari kryesor drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eliodor Ndini, vazhdon betejën me drejtësinë.
Pretenca:
Alban Ajazi, “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Bujar Lica, “ushtrim I ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dënimin me 1 vit. për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg
Gazmend Daja, me detyrë punonjës varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Latif Shehu – me detyrë përgjegjës Sektori I Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Fatjon Gjonaj, ndërtim I paligjshëm (po ndërtonte varr) dënimin me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit dhë vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh