Ditën e sotme është parandaluar një tragjedi e mundhme, pasi një peshkarexhë u mbyt pranë ishullit të Sazanit. Roja bregdetare dhe ajo e policisë kufitare kanë bërë të mundur shpëtimin e tre peshkatarëve. Njëri prej tyre, Mezan Mezani tha se situata ka qenë kritike pasi anija është përmbytur dhe ata janë detyruar të qëndrojnë lart për të shpëtuar.
“Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle, kemi dhe fëmijët me vete, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart. Dëmi ishte shumë i madh mbi 250 mijë euro po dhe për anijet e tjera është e rrezikshme, ishim rreth 3.2 milje” – tha ai