Drejtësia belge ka dënuar me 12 vite Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Mediat vendase raportojnë se gjykata ka vendosur arres me burg për krerët e grupit kriminal shqiptaro-letonez.
Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e ka cilësuar grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafiku i kokainës. Organi belg i akuzës iu referua kutive të mbushura me para të drogës, fotove të drogës, konfiskimit të orëve luksoze.
“Hetuesit kanë mundur të përcaktojnë organizimin rreth 36-vjeçarit Kaspars ‘The Boss’ N., falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur në banesën e tij në Berchem.
Hetuesit dëgjuan Kaspars N. dhe shqiptarin Ramazan R. duke folur për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742. Një kontenier me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat. Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavan 57 kilogramësh kokainë”, shkruan media belge.
Anëtarët e tjerë të organizatës morën dënime nga katër deri në shtatë vjet.