Angli/ Sot po mbahet takimi i Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe presidentit anglez Boris Johnson e cila është pjesë e turit të Biden nëpër Europë.
Deri tani ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është xhaketa e zonjës së parë amerikane, Jill Biden e cila mbart një mesazh shumë të fortë. Në të shkruhet fjala ‘Love’ ose ‘Dashuri’ në shqip.
BBC shkruan se kur u pyet nga reporterët për mesazhin në xhaketën e saj, ajo u shpreh se në këtë konferencë globale duhet që të përpiqet që të sjellin unitetin në të gjithë globin.
“Unë mendoj se kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitetin në të gjithë globin dhe mendoj se kjo është e rëndësishme tani që ju keni një ndjenjë të unitetit,” tha Zonja e Parë.
/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/