Mes gjithë situatës dhe diskutimeve që u krijuan, shpjegimi i Luizi për veprimin e tij ndaj Kiarës, kishte të bënte pikërisht me ‘shpëtimin’ e Tanit, shokut të tij, nga nominimi. Këtë gjë Luizi ia shprehu edhe vetë Kiarë gjatë debateve që kanë pasur ditët e fundit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores.
Madje, ajo ka vendosur të marrë ‘hak’, pikërisht duke përdorur këtë ‘armë’ kundër Luzit. Gjatë spektaklit të djeshëm, në dhomën e rrëfimit, banorët dhanë vetëm një emër për të nominuar dhe mes gjithë banorëve të nominueshëm, Kiara zgjodhi pikërisht Tanin.
Duket se Kiara e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është aktori i humorit për Luizin dhe ka vendosur ta ‘godasë’ pikërisht aty, teksa kujtojmë se dy ditë më parë tha: “Ti mendoje për Tanin dhe nuk mendoje për të dashurën tënde që e kishe future në cep aty. Më thua mua egoiste, kur je egoist vetë. Më fute aty edhe të thoja “stop”, ti po kënaqeshe aty se po fitoje në lojë. Nuk më respektove një herë, tu prish loja ty se iu dha një avantazh vajzave. Të janë errur sytë edhe vetëm lojën mendon”.
Vëmendje mori edhe fakti që Keisi nominoi Armaldon, pikërisht për shkak të asaj që i bëri Kiarës, ndërsa kjo e fundit nuk zgjodhi ta nominojë.