Basha shpreh ngushëllimet për viktimat e aksidentit në Greqi: Shqiptarët vajtojnë me fqinjët

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi mbrëmjen e djeshme. Si pasojë e përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash, humbën jetën 36 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë.

Në një postim në rrjetin social ‘Twitter’ Basha shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shkroi se shqiptarët e vajtojnë së bashku me fqinjët grekë humbjen tragjike të jetëve.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin grek pas aksidentit të tmerrshëm pranë Larisës. Shqiptarët vajtojnë me fqinjët tanë humbjen tragjike të jetëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën. I uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”– shkruan Basha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *