Më 1 mars 1928 Dr. Bilal Golemi hodhi hapat e parë për themelimin e institucioneve veterinare, të cilat u pasuan me hapjen e laboratorit veterinar dhe prodhimin e vaksinave, serumeve apo biopreparateve të tjera.
Një vit më vonë u miratua ligji mbi Shërbimin Veterinar, i cili ndihmoi për zbatimin e profilaksisë së përgjithshme e specifike dhe ndikoi në parandalimin e dëmtimeve në masë të bagëtisë.
Mbi bazën e laboratorit të veterinarisë u ngritën Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe laboratorët e diagnostikimit në rrethe si dhe u hap Fakulteti i Veterinarisë pranë Institutit Bujqësor.
??.????? ??????
Ai njihet si “Babai i Veterinarisë”, ku kontributi dhe studimet e tij kanë lënë gjurmë në Shërbimin Veterinar Shqiptar e më gjerë.
Në vitin 1920, Dr. Bilal Golemi përfundoi studimet e larta ushtarake të veterinarisë dhe më pas për specializim në fushën e mikrobiologjisë në Gjermani. Në vitin 1923 shkoi në Institutin “Pastuer” për specializim të mëtejshëm, ku botoi disa revista shkencore.
Por edhe pse ka një sërë dokumentesh që provojnë kronologjinë e punës dhe hapave legjislativë për themelimin e Shërbimit Veterinar Shqiptar nga Dr. Bilal Golemi dhe ekipi i tij, në arkivat e shtetit shqiptar nuk ka një akt ligjor apo nënligjor, që të përcaktojnë në mënyrë definitive datën e themelimit të këtij Shërbimi, por ndër vite është konsideruar si datë themeluese 23 marsi, referuar kjo Dekretit të Mbretit Zog I-rë, të Ligjit : “Mbi Shërbimin Veterinar”, më 23/03/ 1929.
Ai u bë nismëtari i themelimit të shoqatës për mbrojtjen e kafshëve me kryetar Mit’hat Frashërin, një gjë kjo e çuditshme dhe e parakohshme për Shqipërinë e asaj kohe.
Dr. Golemi ka hedhur bazat e shkencës së mikrobiologjisë shqiptare në përgjithësi. Ishte nisma e tij që laboratori bakteriologjik human, që deri atëherë ishte në Durrës, të transferohet në Tiranë dhe e vuri atë mbi baza të mirëfillta shkencore, e pajisi me mjete e aksesorët e nevojshëm, duke futur metoda të reja në diagnostikimin e sëmundjeve.