Të shtëna me armë zjarri tip kallashnikov janë raportuar në zonën e Paskuqanit. Paraprakisht raportohet se ka qenë dhëndri që ka qëlluar me armë drejt familjes së gruas.
Nga të shtënat mësohet se të vdekur kanë mbetur 2 persona dhe të plagosur 3 të tjerë. Viktimat mësohet të jenë dy gra, Teksa dy nga të plagosurit që janë transportuar në spitalin e Traumës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori i cili tashmë është shpallur në kërkim është identifikuar si Dan Hutra rreth 40 vjeç. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ‘Benz C Class’ ngjyrë të zezë.