Nesër pritet të nisë kampioniati “Euro 2020”. Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 19:00. Ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.
Një nga këngëtarët më të preferuar në Itali, gjë të cilën e ka treguar edhe duke fituar në festivalin e ‘Sanremo-s” dy vite më parë, kantautori Ermal Meta këtë herë është përzgjedhur nga organizatorët që të hapë finalet e ‘Euro 2020’ me një këngë të tijën. Meta do të performojë me këngën ‘Uno’. Në ceremoninë që do të improvizohet në lokalin e ‘Olimpico’ do të performojë dhe talenti italian Andrea Bocelli me këngën “Nessun Dorma”.
Ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë. Kampionati “Euro 2020” do të nisë në Romë nesër dhe përfundon në Ëembley, më 11 korrik.