Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Belsh të Elbasanit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ëshë qëlluar me armë zjarri kundrejt dy personave.
Mësohet se sherri ka ndodhur në një terminal autobusësh të linjave ndërkombëtare dhe dyshohet se ka nisur për pasagjerët që do të udhëtonin me ta.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia, ndërkohë pritet hetimi për incidentin që për fat të mirë, u mbyll pa viktima.